Video

26/02/2014 17:26:49

Financat publike ne sufiçit

Të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit shqiptar gjatë muajit janar llogariten 27, 282 milionë lekë








TIRANE - Të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit shqiptar gjatë muajit janar llogariten 27, 282 milionë lekë. Sipas statistikave zyrtare të ministrisë së Financave, të ardhurat e mbledhura në janar, janë 557 milionë lekë më të larta se sa plani në buxhetin e shtetit. Por, krahasuar me janarin e vitit 2013-ë, rezulton se këto të ardhura janë rreth 387 milionë lekë më pak.
Referuar statistikave, shpenzimet llogariten në vlerën 24,962 milionë lekë, ndërsa rezulton një suficit buxhetor prej 2,320 milionë lekë. Krahas rritjes së performancës së administratës fiskale për të realizuar të ardhurat edhe planifikimi i bërë duket se është më real. Në janar të 2013-ës, shpenzimet llogariten 27,884 milionë lekë dhe defiçiti në masën e -215 milionë lekëve. Na ndiqni dhe në Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2014