Video

26/02/2014 13:43:34

Erdogan urdher te birit per parate

Bir, fshih milionat e Eurove. Jam nen hetim per korrupsion








TURQI - Tayyip Erdogan, ka reaguar per gjithcka qe eshte thene ndaj tij duke i quajtur “false”, por publikimi i telefonates ne te cilen ka urdheruar te birin Bilal per te fshehur milionat e eurove pasi tashme eshte futur nen hetim per politikanet e korruptuar, duket se nuk ka lene me dyshime per turqit.

“Kryeministri nuk duhet te jete i perfshire ne hetim dhe madje regjistrimi i disa telefonatave mes tij dhe te birit eshte i paligjshem, akoma me teper publikimi i tyre”, thuhet ne nje deklarate publike nga zyra e qeverise. Censura e shtypit dhe burgu per shume gazetare, nuk mjaftojne per te shtypur skandalet, te cilat per qeverine aktuale jane teper te shumta. E censuruar ne Turqi, por e dukshme ne shume rrjete te pavarura, gjate 24 oreve te fundit, materiali eshte pare mbi 3 milion here.

Material fals ose i vertete, dikush e ka deshifruar dhe e ka shperndare per median, por faktet se mund te jete lajm i pavertete kane rene, pasi jane publikuar telefonatat at e bir.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Edison Myrteza