Video

25/02/2014 14:06:37

Vatikani, kampion per veren e kuqe

Renditet ne vendin e pare ne bote per konsumim







VATIKAN- Pa pike diskutimi, Vatikani renditet ne vendin e pare ne bote per konsum te veres. Renditja eshte bere pas nje studimi te hollesishem nga Wine Institute me qender ne Kaliforni. Ne detaje sipas klasifikimit, Vatikani konsumon pijen e veres ne masen e 74 litrave per person per nje jave, thuajse dyfishin e sasise qe konsumojne njerezit ne te gjithe Italine dhe shume me teper nga vendi qe renditet ne vendin e dyte me 56 litra ne jave sic eshte Luksemburgu.

Kjo eshte nje e dhene surprizuese, e cila mund te gjeje shpjegim ne faktin se ne Vatikan, ne te cilin jetojne rreth 840 persona, jetojne mbi te gjitha persona me moshe te rritur dhe kryesisht te seksit mashkull. Vera shoqerohet gjithnje gjate drekes ose darkes se personave.

Ne Vatikan ku ndodhet vetem nje supermarket dhe vera atje eshte jashte thuajse cdo takse. Keshtu eshte edhe Andorra, e cila renditet ne vendin e trete me 46 litra ne jave per person. Mes vendeve me te medha, ne krye te listes renditen Franca, Portugalia, Spanja dhe Italia, ndersa Britania e Madhe klasifikohet ne vendin e 39-te.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Edison Myrteza