Video

25/02/2014 13:30:53

Policet kerkojne falje publike

Ne gjunje para popullit. Betohen per besnikeri






UKRAINE- Rreth 100 police te trupave qeveritare jane ulur ne gjunje duke kerkuar falje dhe duke deklaruar se do t’i qendrojne gjithmone besnik popullit. Kjo eshte pamja qe vjen nga Leopoli, ekstremiteti lindor i Ukraines, vend i njohur per luftimet e ashpra mes forcave te policise qe mbronin regjimin e ish-presidentit Viktor Yanukovich.

Pamjet e shperndara nga disa media rajonale, tregojne nje manifestim ne sheshin kryesor te Leopolit ne afersi te statujes se poetit Taras Shevchenco, gjate te cilit nje numur i madh agjentesh policie jane ulur ne gjunje duke kerkuar falje per dhunen e ushtruar dhe duke shprehur besimin per besnikeri ndaj popullit.

Perpara publikut, njeri nga zyrtaret e policise, duke folur me ze te larte dhe duke shprehu se do te jete gjithnje besik ndaj popullit, ka shtuar se “asnjeri nga policet nuk ka marre pjese ne manifestimet e dhunshme gjate diteve te kaluara ne Kiev”.

Sipas Departamentit te Brendshem ne Leopoli, gati 130 police ndodheshin ne kryeqytetin Kiev me 11 shkurt, nje jave para se te shperthente dhuna e cila la te vdekur disa persona dhe rreth 700 te plagosur.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Edison Myrteza