Video

22/02/2014 17:01:06

Heshtja dhe s'ka fajtor

nga Doriana Metollari








HermesNews - Mė bėn tė mendoj pasiguria e njerėzve. Janė tė bindur se dikush tani po u merr atė diēkanė qė nė historinė e shqiptarėve lidhet me komunizmin. Mendojnė se po kthehen pas nė kohė, por nuk jam krejt e sigurt. Shteti nė Shqipėri pėrceptohet me frikėn. Prandaj pakėnaqėsia tek njerėzit mund tė mbillet shumė kollaj tani.

Kush ėshtė mėsuar qė shteti t'a mbėrthejė me taksa, buzėqesh, por ata qė nuk i kanė paguar kurrė njė taksė shtetit ndezin dritat e kuqe dhe i kundėrvihen me armiqėsi, sepse pėrceptohet si e drejtė vetėm ajo qė nuk u prek interesin vetjak dhe nuk njohin rregullat e pėrgjithshme.

Pastaj janė dhe ata qė nuk kanė ēfarė t'i paguajnė pėr shkak tė nivelit tė jetesės qė kanė. Kėta duhet tė konsiderohen urgjentisht nga shteti.

Shiko ēfarė bėjnė tatimet: po i marrin mbarė ambulantėt dhe po i mbyllin tė gjithė ata qė nuk paguajnė apo janė pa liēensė, nė qėndrat e qyteteve. Inspektorėt, qė nė pjesėn mė tė madhe tė tyre nuk kanė lėvizur nga pozicionet, vrapojė tė zbatojnė urdhėrat e drejtorit dhe tė vėnė gjoba nė njė pjesė tė mirė dhe pa shkak.

Eshtė shumė i thjeshtė mesazhi qė shteti do t'i japė qytetarėve, por i druhem agresivitetit tė tij me ata qė shkelin njė normė sado tė vogėl. Ndėrkohė qė nė vende tė tjera lulėzon informaliteti dhe korrupsioni. Lulėzojnė baret pa liēensė.

Shteti nuk mund tė bėjė prepotentin me ata qė i besojnė dhe tė mbyllė sytė para informalitetit. Sepse informaliteti ekziston.

Prandaj ėshtė pak i dhimbshėm ky moment me veprime aktive nga ana e shtetit. Policė rrugor qė vėnė gjobat sepse dikush ka mbuluar njė xham me tė zi, ndėrsa mbyllin sytė para makinės qė u kalon me xhama tė zi nga tė katėr anėt (?!). Me kė po tallen ?

Eshtė i rrezikshėm pėrdorimi i forcės vetėm me mė tė dobėtit. Apo duan tė fillojnė prej kėtu ? Nuk e di.

Por ajo ēfarė realisht njerėzit mendojnė pėr kėtė situatė, kėtė heshtje, kėtė kalim tė vėnies sė shtetit, ėshtė e pėrēarė. Pjesa mė e madhe janė bėrė armiq, pjesa tjetėr kuptojnė se ėshtė e domosdoshme qė dikush tė vuajė pėr tė vendosur njė ekonomi formale nė vend.

Vrasjet e ditėve tė fundit, apo larjet e hesapeve, nuk kanė fajtor qeverinė, as policinė. Mbase nė kėtė situatė ėshtė mė mirė tė mos gjejmė fajtorė. Arben Ristani mes ironive qė pėr mua pėrfundojnė nė kosh nga ana gazetareske, tha diēka qė e vlerėsoj. Bashkėpunim me tė gjithė faktorėt. E pra njerėz ju e dini, askush nuk pėlqen tė jetė i akuzuar kur bashkėpunon. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013