Video

18/02/2014 14:53:32

Asteroidi 2000 EM26

Kalon sot prane tokes ne oren 2 te nates






I madh sa tre fusha futbolli, udheton me shpejtesi 43 mije kilometra ne ore. I monitoruar nga dhjetera teleskope. Behet fjale per asteroidin 2000 EM26, i cili do te kaloje shume afer orbites se planetit tone rreth ores 2 te nates sipas GMT.

Nuk ka asgje per t’u trembur. Nuk ekziston asnje rrezik per goditje. Distanca minimale nga Toka eshte 4 milion kilometra. Tete here me e madhe se largesia qe ndan token nga sateliti i saj Hena.

Ashtu sic spjegon National Geographic, trupi qiellor eshte i madh 10 here me teper se ai i asteroidit te nje viti me pare qe me 15 shkurt shpertheu mbi Rusi. Ka nje diameter 270 metra, ndersa ai qe shpertheu ne qytezen ruse te Chelyabinskut ishte disa metra. Pavaresisht kesaj, ishte ne gjendje te prodhonte energji gati sa 20 bomba atomike nese nuk do te ishte shperbere.

Por jo vetem kaq. Fuqia e goditjes provokoi shperthime, shkaterrime dhe plagosjen e mijera personave. Ngjarja ishte nder me te rendesishmet per astronomet, duke u quajtur si goditja me e madhe nga nje trup qiellor.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Edison Myrteza