Video
18/02/2014 14:17:56
6,7 ballë tërmet në Karaibe
Tronditja sizmike, që goditi Kraibet u regjistrua në një thellësi prej 172 kilometrash, rreth orës 09:27 GMT, të paktën 170 kilometra në verilindje të qytetit Bathsheba
WASHINGTON - Një tërmet me magnitudë 6,7 ballë ka tronditur paraditen e sotme një rajon në ishujt Karaibe, pranë ishulljve Barbados, njoftoi pak më parë Instituti Gjeofizik Amerikan, (USGS). "Tronditja sizmike, që goditi Kraibet u regjistrua në një thellësi prej 172 kilometrash, rreth orës 09:27 GMT, të paktën 170 kilometra në verilindje të qytetit Bathsheba, të ishujve Barbados", theksonte USGS, në një komunikatë për mediat. Ndërsa, mediat vendase njoftuan se deri tani nuk kishte njoftime për viktima në ishujt Barbados. Na ndiqni dhe në Facebook dhe Twitter