Video
18/02/2014 05:50:59
Skandal me diplomatet greke
Vjedhin fonde ne projektin per minat anti-njerezore
GREQI- Tete persona mes te cileve edhe pese diplomate greke, jane akuzuar se kane futur duart ne ngritjen e nje organizate qe merret me shkaterrimin e minave anti-njerezore. Ish-shefi i organizates per te cilin nuk jepet emri zyrtar dhe gruaja e tij, kane bashkepunuar edhe me dy persona te tjere.
Akuza eshte bere pas shumes prej 9 milion Eurosh te dhena nga Ministria e Jashtme greke per organizaten nga viti 2000 deri ne vitin 2004. Sipas organeve te policise te cilet kane zhvilluar edhe hetimin, hetimet per financimin e planit per sherbime ne kampet e Bosnje-Hercegovines, Irakut dhe Libanit, jane dhene pa asnje shkrese zyrtare dhe ilegalisht, pasi organizata nuk ishte e kenaqur me shumen e ofruar. Parate me pas, nuk dihet ku kane shkuar.
N
e skandal jane perfshire edhe funksionare qe atehere punonin ne Ministrine e Jashtme, por sipas agjencise se shtypit grek ANA-MPA, duket se jane perfshire edhe persona te cilet punonin ne ministri te tjera. Te tete personat jane arrestuar per vjedhje te fondeve publike
Sipas ligjit grek, 25 per qind e fondeve per projektet e zhvillimit duhet te vihen ne dispozicion te enteve te mbarevajtjes dhe duhet te kontrollohen nga shteti per importin e nevojshem. Por sipas policise, personeli qe punonte ne projektet e organizates duhet te kishte hequr 20 per qind deri ne 30 per qind te shumes, ne menyre qe projekti te vazhdonte me tej.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter