Video

13/02/2014 18:25:00

Vlorë: dy ton kanabis e sekuestruar

Ky është operacioni më i madh i zhvilluar gjatë një viti








VLORË - Maksi sekuestrim nga ana e bluve është bërë sot sot në mesditë, në gadishullin e Karaburunit, në një operacion të përbashkët të strukturave të Policisë Kufitare dhe Migracionit, Repartit Special “Delta Forcë” dhe shërbimeve të Gurardia di Finanza, në Vlorë. Bëhet fjalë për dy ton kanabis sativa. Në operacionin e sotëm, u gjetën në brendësi të pyllit, në zonat Shën Vasil dhe Shën Jan, sasitë respektive nga 1 ton drogë, ndërsa në total sasia e drogës së bllokuar arrin në 2 ton. Policia po heton për identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në këto raste të trafikimit të drogës, të mbetura në tentativë. Referuar burimeve, janë shoqëruar në Polici 7 persona, si të dyshuar në këtë ngjarje. Ky është operacioni më i madh i zhvilluar gjatë një viti. Bashkë me lëndën narkotike, është bllokuar edhe një furgon, i cili shërbente për transportin e saj. Destinacioni, mendohet të ishte vendi fqinj, Italia. Na ndiqni dhe në Facebook dhe Twitter


HermesNews - ©2014