Video
13/02/2014 06:48:36
Restorant me mish njeriu
Arrestohen 11 persona ne Nigeri
NIGERI- E perditshmja britanike The Independent, ka shkruar nje artikull ne lidhje me arrestimin e 11 personave ne shtetin nigerian te Anambres, ku te gjithe personat jane pjestare te nje restoranti i cili prej kohesh sherbente per klientet mish njeriu. Sic ben te ditur e perditshmja, operacioni i menjehershem i policise eshte bere pas gjetjes se dy kokave te njeriut ne njeren nga depot e mishit.
Ngjarja ka ndodhur ne restorantin e hotelit luksoz, LUpper Class Hotel. Gjithnje kam pare levizne te cuditshme brenda dhe jashte hotelit, ka thene nje qytetar. Persona te shumte qe ne menyre te cuditshme hynin dhe dilnin.
Operacioni i policise ka ndodhur gushtin e vitit te kaluar, pavaresisht se eshte ere publik vetem keto dite. Gjate operacionit, forcat e policise kane gjetur vertet dy koka njerezisht te futur ne qese plastike, por edhe arme te ndryshme, mes tyre dy kallashnikove, nje sasi te madhe monicioni dhe nje numur te konsiderueshem telefonash celulare.
Megjithate, policia nigeriane nuk ka konfirmuar pisten e kanibalizmit dhe ne kete moment, pjesa e historise se kokave e njeriut duket se eshte me teper nje legjende se e vertete. Ngjarja ka ngjallur jo pak diskutime ne Nigeri, diskutime te cilat kane perfshire edhe guvernatorin Peter Obi, i gjetur ne qender te ciklonit te ngjarjes.