Video
12/02/2014 04:19:22
Rrezohet avioni me ushtarake
Ne bord edhe familjaret e tyre. 99 te vdekur
ALGJERI - Nje avion qe i perkiste forcave te armatosura algjeriane me te pakten 103 persona ne bord, eshte rrezuar ne zonen e Oum El Bouaghit ne veri te vendit. Ne bord ndodheshin pjestare te forcave te armatosura se bashku me familjaret e tyre. Burime nepermjet rrjeteve sociale, bejne te ditura se mund te behet fjale per nje sulm terrorist apo mbase edhe nje sabotazh.
Aeroplani ishte duke fluturuar drejt jugut te vendit, nje rajon ne kufi me shtetin e Malit. Sipas burimeve, per shkaqe ende te paqarta, avioni ka marre zjarr dhe me pas eshte rrezuar disa minuta pas nisjes se fluturimit.
Radioja algjeriane ka deklaruar se kane vdekur te pakten 99 nga personat qe ndodheshin ne bordin e avionit ushtarak. Behet fjale per nje aeroplan tip Hercules C130, i cili eshte rrezuar rreth 500 kilometra ne lindje te kryeqytetit Algjer.