Video

20/01/2014 19:00:19

Tahiri, viti me i mire per policine

Një nga problemet është implementimi i ligjit Antimafia, sidomos në çështjen e konfiskimit të aseteve të sekuestruara








TIRANË - Ministri i brendshem premton ringritjen ne kembe te policise se shtetit brenda ketij viti. Lajmi u dha ne analizen vjetore ku mori per baze rrezultatet gjate tre muajve te fundit. Tahiri eshte i vetedijshem, per "shkaterrimin" gjate ketyre 23 viteve qe i eshte bere vendit, sipas tij, por njekohesisht nenvizoi vendosmerine per te vijuar luften kunder korrupsionit.

"Viti më i mire i policise ne sherbim te qytetareve", e quan Tahiri kete vit qe sapo hyri, cfare ne gjuhen e uniformave blu do te thote "përkushtim, transparencë, ndershmëri,k urajo dhe respekt ndaj ligjit nga të gjithë".

Drejtori i Policise Artan Didi gjate analizes vjetore te policise se shtetit tha se një nga problemet është implementimi i ligjit Antimafia, sidomos në çështjen e konfiskimit të aseteve të sekuestruara.

“Duhet të rritet numri i hetimeve pro aktive ndaj pasurive që rrjedhin nga aktivitetet kriminale jashtë Shqipërisë, por që ri-investohen brenda vendit. Pasuritë e luajtshme të konfiskuara shkojnë afërsisht në vlerën e 571 mijë e 355 euro, përfshirë edhe rastet e konfiskuara të pasurive të paluajtshme të pavlerësuara. Pra sic duket edhe nga shifrat numri i revokimeve nga gjykata është i lartë dhe ka dhënë një impakt negative në rënien e treguesve të konfiskimeve”, tha Didi.

Sipas Didit, vrasjet me dashje kanë shënuar një rënie gjatë këtij viti, por shtoi se duhet të rihetohen edhe rastet e vjetra. Na ndiqni dhe në Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2014