Video

09/01/2014 15:42:59

SHBA, parajsa e cannabisit

Tashme 21 shtete liberalizojne lenden narkotike






SHBA- Shteti i Colorados i ka hapur rrugen liberalizimit te shitjes se cannabis, nderkohe qe shteti i New Yorkut po kryen procedurat. Tashme duket se SHBA-ja po kthehet ne nje parajse per cannabisin.

Ne SHBA jane 21 shtete ku marijuana mund te konsumohet pa problem. Ne listen e gjate do futet edhe shteti i New Yorkut me mbeshtetjen e gunvernatorit demokrat Andrew Cuomo, ne te kaluaren kundershtar i cdo lloj ritjeje dhe prodhimi te cannabis. Sipas sondazheve te fundit, eshte formuar nje maxhorance ne favor te legalizimit ne nivel kombetar, nje ndryshim total ne krahasim me ate te disa viteve me pare. Ndryshim i bere fale te rinjve, te cilet pranojne qe te perdorin drogera me te lehta ne krahasim me ato te forta dhe teper te renda per shendetin.

Ne vitin 2005, Gjykata e Larte amerikane deklaroi ndalimin e drogave te lehta ne nivel federal, por qe prej atij vendimi marshi per liberalizimin e lendes narkotike ka qene i pandalshem. Amerika multietnike eshte e lodhur nga ky diskriminim per nje aktivitet qe tashme nuk eshte me i ndaluar shoqerisht sic ishte disa vite me pare.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Edison Myrteza