Video

08/01/2014 03:11:10

Bakter vrases ne spitalet e Frances

Vdesin tre femije. Bakteri totalisht i panjohur






FRANCE- Franca eshte ne frike te madhe per shkak te nje “bakteri vrases”, i cili ndodhet ne spitalet e femijeve te sapo lindur, duke arritur te vrase tre femije vetem gjate muajit dhjetor. Ngjarja eshte bere e ditur nga instituti Pasteur, nga ku shefi i patologjise Jean Claude Manguerra, ka thene se “eshte zbuluar nje tip bakteri i panjohur deri me tani”.

Sipas hetimeve te para, eshte zhvilluar nje kontroll ne laboratoret Merette per shkak te disa qeseve te prodhuara nga nje agjenci tashme “e pezulluar nga aktiviteti” nga shtate spitale te vendit. Ministri francez i Shendetsise, Marisol Touraine qe ka firmosur edhe pezullimin e aktivitetit per laboratorin Marette, thekson se prokuroria e Marsejes ka hapur nje hetim per vrasje te fajshme. Gazeta franceze “Le Figaro”, ka shkruar me teper ne lidhje me punen e prodhuesve te cantave plastike, te cilat sipas saj jane pergjegjeset kryesore te perhapjes se bakterit vrases dhe tre vdekjeve te femijeve ne Chambery.

Laboratori eshte i specializuar ne prodhimin e cantave plastike ne te cilat vendosen femijet e porsalindur dhe te paushqyer mire. Ndersa vendimi per pezullimin e aktivitetit eshte bere pasi eshte pare se ne gjashte nga keto qese ndodhet nje bakter i rrezikshem dhe i panjohur. Agjencia e prodhimit te qeseve ka nje histori prej 30 vjetesh dhe thuajse nje pjese e mire spitalesh kane perdorur keto qese, mes te cilave edhe ai i Chamberyt.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Edison Myrteza