Video

03/01/2014 05:24:51

Europa po shet 'xhevahiret' e saj

Malta, Italia, Greqia dhe Polonia ne krye te listes






LONDER - Pasaporta malteze, 1 milion e 550 mije Euro. Nje arqipelag ne Greqi kushton 8 milion e gjysme Euro. Nje keshtjelle ne Poloni, vetem per pak miliona Euro. Per te gjithe ata qe enderrojne nje jete te qete ne kontinentin e vjeter dhe qe kane nje llogari bankare me mbi 6 zero, viti 2014 duhet te jete nje vit shume interesant. Keshtu ben te ditur britanikja "The Independent".

Charlotte McDonald-Gibson, firma e se perditshmes britanike, e quan si nje "shitje te te mirave" dhe flet per zgjedhjen e detyruar te qeverive qe ne mes te krizes ekonomike jane detyruar te gjejne metoda per te "mbushur hendekun" ne bilancin gjithnje edhe me te zbrazur, duke shitur te mirat e shtetit.

Ne Greqi, qeveria e Athines ka vene ne shitje te mirat e vendit, mbi te gjitha ishujt, por pa ditur ekzaktesisht se kujt i perkasin tokat e shitura. "Nuk kane nje regjister kadastral te posacem. Shitja e pjeseve te trupit grek eshte nje problem politik". Emiri i Katarit ne maj te ketij viti, bleu gjashte ishuj ne detin Jon per 8 milion e gjysme Euro, duke menduar te ndertoje nje banese te madhe per te kaluar pleqerine me tre grate e tij dhe 24 femijet. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Edison Myrteza