Video

01/01/2014 03:32:06

Nuk i beheshin dokumentat

Shkak, 'emri i saj eshte tejet i gjate. 40 shkronja'





HAWAII- Janiche “Lokelani” Keihanaikukauakahihuliheekahaunaele, ka detyruar autoritetet qe te bejne doukumentat e saj te identifikimit te ndryshme nga te tjerat per shkak te mbiemrit te saj tejet te gjate. Nuk dihet nese mbiemri i saj mban rekord, por dihet qe ka plot 36 shkronja dhe ne dokumentat e shtetit te Hawaiit ne SHBA nuk pranohej, pasi ne dokument kishte vend vetem per 35 shkronja, perfshi emrin dhe mbiemrin gjithesej.

Zonja ka nisur nje lufte te forte per te fituar te drejten nepermjet nje fushate. Ajo ka ne dore te gjitha dokumentat me te dhenat korrekte. Pikerisht per kete fakt, patenta e saj e makines tashme ka nje hapesire per 40 shkronja per emrin dhe mbiemrin. Gruaja 54 vjecare, tregon se ndihet shume e lumtur qe nuk eshte nje qytetare e klasit te dyte me letren e fundit te mbiemrit te shkurtuar dhe jo te plote, proces i kryer nga autoritetet per shkak te mospasjes hapesire ne dokument.

Ngjarja shpertheu publikisht kur zonja pati takim me nje polic, i cili nje vit me pare e morri ne pyetje ne lidhje me emrin qe nuk ishte korrekt ne dokumentat e saj. Tashme u takon qendrave te prodhimit te dokumentave te identitetit te cilat ofronin nje hapesire prej vetem 26 shkronjash duke perfshire emrin dhe mbiemrin.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Edison Myrteza