Video

24/12/2013 16:25:32

Debohet sepse denoncoi perdhunimin

Liceu nuk zgjidh ceshtjen. Debon studenten





SHBA- Kur Rachel Bradshaw-Bean ka deklaruar se eshte perdhunuar ne sallen e spektakleve ne liceun e saj ne Texas, funksionaret kane nisur hetimet, por per fat te keq ajo eshte perjashtuar nga shkolla. “Ndihesha si nje kriminele”, ka thene vajza duke pershkruar ngjarjen qe ka ndodhur ne vitin 2010 gjate nje interviste te gjate. E akuzuar per “vepra te turpshme ne vende publike”, eshte cuar ne nje shkolle speciale per studentet me probleme disiplinare se bashku me djalin qe e perdhunoi. Ngjarja eshte transmetuar nga rrjeti amerikan Nbc News.

Ngjarja e ndodhur ne Henderson High School ne Texas, tregon se cfare ndodh per nje grua teksa ajo raporton dhunen seksuale qe i eshte bere. “Shkollat e mira ne te gjithe vendin nuk arrijne te marrin mbi vete gjithe pergjegjesine per te mbrojtur dhunen seksuale”, ka thene Neena Chandry, avokatja e Qendres Kombetare Avokatore per Grate. “Nuk ka asnje justifikim nga shkolla per veprimin e kryer”.

Rachel, tashme 20 vjec, do te flase dhe t’u tregoje vajzave per te drejtat qe ato kane dhe se si shkollat mbajne veshet dhe syte mbyllur ndaj ketyre fenomeneve. “Nuk dua qe askush tjeter ta pesoje ate qe pesova une”, ka thene vajza.

Liceu Henderson ka refuzuar te komentoje rastin, duke theksuar “ligjin mbi privatesine e studenteve”. Ne vazhdim, pasi ka treguar historine e saj, ngjarja ka shkuar deri tek zevendes drejtori i shkolles, i cili ka share prinderit e vajzes dhe ka lajmeruar policine.

Departamenti i Policise se Henderson, ka refuzuar te komentoje rastin. Rrjeti televiziv ka kerkuar informacion nga zyra te tjera te policise, por prokurori ka shtyre ceshtjen. Ne qershor te vitit 2012-te, nje vit e gjysme nga ngjarja e rende, Departamenti i Zyres se Edukimit per te Drejtat Civile, ka deklaruar se “shkolla duhej te perfshihej ne hetime te brendshme duke mos arritur te zbardhe nje motiv te ligjshem. Ne kete menyre ka larguar vajzen nga shkolla, pasi nuk ka arritur te zgjidhe gje”.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Edison Myrteza