Video
24/12/2013 13:45:47
Greqia u dhuron energji te varferve
Qeveria jep energji falas per te mbrojtur ambjentin
GREQI- Greqia i dhuron energji elektrike me te varferve per te bere te mundur mosleshimin e gazrave ne ajer. Qeveria ka vendosur ne kete menyre te reagoje per te ndaluar demet e ambjentit te provokuara nga kriza dhe varferia qe ka pllakosur keto vite vendin.
Ministri grek i Shendetsise, Adonis Georgiades, ka vendosur qe se bashku me njerin nga koleget e tij qe merret me ambjentin, tua dhurojne energjine me te varferve. Pjesa me e madhe e popullsise perdor drute dhe qymyrin per tu ngrohur gjate muajve te dimrit. Propozimi ishte bere nga dikasteri ambjental, ne menyre per te ndaluar nje tendence ne rritje te varferise se pergjithshme ne vend nga kriza. Vendimi i marre do te nise te zbatohet nga kompanite elektrike te Greqise.
Ne qender te Athines apo edhe qyteteve te tjera ne veri te vendit, jane regjistruar shifra alarmante te rritjes se ajrit te ndotur, mbi 100 grame per meter kub. Shoqata e mjekeve greke ka thene se gjendja e ambjentit eshte vertet kercenuese sidomos per femijet, te moshuarit dhe te semuret kronike.
Ne Greqi taksat kane arritur ne 30 per qind, ndersa per dike qe nuk ka pune apo ndihme sociale dhe kerkon te ngrohet me dru apo lende te tjera djegese, qeveria ka menduar qe energjine elektrike tia ofroje falas.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter