Video

13/12/2013 03:17:30

Familje e krijuar nga incesti

Historia qe skandalizoi Australine






AUSTRALI - Gazeta australiane “Daily Telegraph Australia”, shkruan per nje histori teper te cuditshme qe vjen nga Wellsi i Jugut, ku policia ka gjetur nje familje te lindur nga incesti. Familja “Colt”, eshte e perbere nga 40 individe te lindur nga raportet seksuale mes familjareve ne nje total prej 4 gjeneratash.

Rezultati ka sjelle edhe faktin se femijet me te vegjel jane percues te problemeve te ndryshme psiqike. Gjykata ka zgjedhur qe te mbahet sekret edhe vendi i ngjarjes, gjithnje per shkak te privatesise.

Behet fjale per rastin me te rende te incestit te regjistruar ne histori ne vend. Familja me pare jetonte ne jug te vendit dhe me pas ka levizur per te jetuar ne Victoria. Perfundimisht kane vendosur te jetojne ne Wellsin e Jugut dhe kjo per t’u zhdukur nga syte e njerezve.

Perfundimisht, jane ndaluar fale sinjalizimit te dhene nga disa shkolla afer, pasi eshte bere me djeni se femijet e familjes nuk frekuentonin shkollen. Autoritetet kane nisur kerkimet ne zone duke marre sinjalizime te ndryshme per femijet. Ata jane gjendur me pas para nje skende qe nuk kane per ta harruar kurre.

Keta persona thuajse te panjohur nga zona me rreth 2000 banore, jetonin ne nje vend totalisht te mbyllur, madje edhe femijet nuk dinin si laheshin dhembet. Zbulimi ka ndodhur dimrin e vitit te kaluar, ku jane pare dy kampe, dy tenda dhe dy baraka, te gjitha ne kushte teper te pista dhe pa uje te paster.

Pajisjet elektronike ishin pushtuar nga pislleku. Perimet ishin te prishura, ndersa ne krevatin e njerit prej femijeve flinte nje kangur. Te gjithe ishin rrethuar nga mure me lageshtire dhe kabllo elektrike, ndersa ne banese mungonin dushet dhe sherbimet me elementare.

Femijet ishin shume te piste. Ishin veshur keq dhe mundoheshin te qendronin sa me larg agjenteve. Vetem pak prej tyre ishin ne gjendje te flisnin, ndersa te tjeret ishin zbathur dhe leviznin kuturu. Vizitat ne klinike kane sqaruar se femijet kishin bagazhin gjenetik te njejte te prinderve, shenje qe ishin femije te vellezerve dhe motrave se bashku.

Me pas u deklarua se familja ishte e perbere nga riprodhim mes motrave dhe vellezerve, baballareve dhe femijeve te tyre. Asistentet jane kthyer nje dite me pas, kane zhvilluar dy vizita me 12 femije. Gjithcka ne sekret te plote. Banoret e zones kane folur per viziten e cuditshme te nje gruaje me 10 femije, te cilet ishin duke blere dicka dhe me nxitim u larguan.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Edison Myrteza