Video

11/12/2013 04:55:46

Rrembejne nusen per t'u martuar

Vendi ku duhet te rrembesh per t'u bere dhender






KAZAKISTAN- Shume te rinj kazakistanas te cilet nuk kane para per te zhvilluar nje rit te pasur ashtu sic e deshiron edhe nusja, duhet ta rrembejne qe te martohen edhe nese ajo nuk eshte dakord. Ky veprim nuk eshte shume i pelqyeshem, por gjendet ne nje fare menyre me pas, qe te dy personat te bjene dakord edhe pse nje veprimi i tille eshte i ligjshem ne disa vende te Azise qendrore, sidomos ne kulturen nomade dhe disa grupe te ndryshme etnike.

Ne disa rrjete gazetareske per kuriozet perendimore, jane shfaqur pamje amatoriale te marra nga disa momente direkte. Nje operacion i fuqishem gjate te cilit pjesmarresit i qendrojne besnik besimit te tyre, duke bere qe e rrembyera te hyje ne shtepine e burrit te ardhshem me kemben e djathte “e cila sjell miresi”, teksa te tjeret shqetesohen ta kene ne shtepi prane tyre.

Nusja e cila vetem para pak minutash ishte e njejte si te gjithe njerezit e tjere, detyrohet te qaje gjate kohes qe prinderit e dhendrrit kryejne ceremonine. Gjate kesaj kohe mund te hasen kundershtime ne pranimin e propozimit per martese dhe pikerisht ketu fillon edhe dhuna e cila perfundon vetem me pranimin e saj.

Publikimi i nje vidioje qe shfaq rrembimin i cili per fat te mire perfundoi me nje martese te perfunduar dhe me shtatzanine e gruas, ka shkaktuar nje vale komentesh per histori te njejta. Rrembimet vazhdojne ne diten me diell dhe askush nuk reagon gjate ulerimave te vajzes per ndihme edhe pse mund te kete ngjarje te renda gjate tentatives per mbrojtje ten uses se re, te cilet ne jo pak raste kulmojne me reagime brutale.

Sic shihet edhe nga ato qe jane shfaqur, ne pjesen me te madhe keto martesa perfundojne keq, me nuset te cilat akuzohen per trauma dhe nje tarife te larte per divorc. Shume pak prej tyre denohen, pavaresisht se praktika dhe qeveria jane ne djeni te plote te ngjarjeve. Fatkeqesisht, askush nuk po mund ta ndaloje kete dhune.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Edison Myrteza