Video
03/12/2013 07:32:17
Vdes 13 vjecarja nga varferia
Kriza ekonomike po i vret njerezit ne Greqi
GREQI- Nje vajze 13 vjecare ka vdekur ne Selanik, pasi ndezi dhe i vuri dru sobes qe nena e saj perdorte per ngrohje, qe kur ne shtepine e tyre ishte nderprere energjia elektrike. Policia ka bere te ditur se vajza me origjine serbe, ka vdekur ne mbremje vone. Fqinj te saj kane shtuar se nena e vajzes 54 vjecare kishte probleme ekonomike dhe nuk kishte mundesi te paguante faturat e energjise, prandaj kjo e fundit eshte nderprere disa muaj me pare.
Rasti ne fjale hedh drite edhe me teper mbi gjendjen ekonomike te familjeve qe ka goditur kriza e rende ne Greqi, sidomos ne menyre te vecante ne stinen e dimrit. Ne mijera shtepi greke nuk ka ngrohje pasi shume persona nuk po munden te paguajne faturat e energjise.
Me te prekur jane familjet pa asnje te ardhur si ajo qe goditi edhe tragjedia ne fjale. Nena e mbijetuar tashme rrezikon deportimin nga vendi, pasi nga hetimi i policise rezulton emigrante te paligjshme.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter