Video
02/12/2013 15:45:33
Tahiri kercenon studentet italiane
Do te hetohen ata qe blejne diplomat ne Shqiperi
TIRANE- Arsimi italian eshte ne telashe. Ministri i Brendshem shqiptar Sajmir Tahiri, ka folur per Radio 24 ne lidhje me propozimin e hetimit mbi studentet italiane fantazme te cilet studiojne ne universitetet private shqiptare. Jane me dhjetera studentet italiane me emer ne Tirane, te cilet diplomohen nga universitetet shqiptare, pa qene kurre me pare ne auditor.
Nuk e duam turizmin e diplomimit te blere. Keta studente fantazme jane te lidhur me korrupsionin dhe abuzojne me sipermarresit e larte, ka thene Tahiri, duke nenvizuar se Renzo Bossi eshte njeri nder rastet me te bujshme. Ne Tirane, qeveria ka nisur nje operacion per te verifikuar cilesine e biznesit mbi arsimin privat.
Ideja e ministrit eshte sebejme pjese ne nje shoqeri nderkombetare, prandaj do te bejme te mundur verifikimin e cdo standarti mbi kaulitetin e te huajve. Studentet fantazme jane nje dem i madh per te gjithe. Jane te pakten dhjete studentet italiane te cilet po i hetojme. Jane diplomuar per Shkenca Sociale pa qene ne universitet as edhe nje dite te vetme.
A mundet qe hetimet te sjellin heqjen e titullit? Sipas ministrit Tahiri ky do te jete nje vendim administrativ. Ne jemi duke hetuar. Madje, ne do te verifikojme dhe hetojme ata studente shqiptare te cilet shkojne dhe blejne diplomen jashte pa qene asnjehere ne auditorin e universitetit ne fjale, shton ministri.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter