Video

29/11/2013 15:25:53

Polici vret dhe ha nje burre

Akuzohet per torturim dhe akt kanibalesk




GJERMANI- Ka perfunduar ne pranga pasi dyshohet se ka vrare nje burre dhe me pas ka ngrene pjese te trupit te tij. Eshte arrestuar keshtu ne Dreseden, nje polic gjerman, 55 vjec. Ai punonte si ekspert kaligrafie ne departamentin e jashtem te policise kriminale te Sanksonise.

Forcat e policise kane mberritur tek kolegu i tyre pasi kane gjetur kufomen e viktimes tek kodrat perreth ne Gjermanine lindore. Sipas hetimeve te para, viktima duhet te jete nje burre nga qyteti i Hannoverit, i cili perpara se te vritej duket se eshte dhunuar forcerisht ne trup. Per akuzen ndaj policit, te cilin gazeta gjermane Bild e ka identifikuar si Detlev G, ka fakte se copat e kufomes se personit te vrare jane hedhur ne nje siperfaqe e cila i perket prones se tij.

Sipas hetuesise, eshte pikerisht ai qe i ka cuar policet pas arrestimit te tij ne zonen e ngjarjes. Te dy burrat, jane njohur nepermjet nje websiti per njohje online per seksin ekstrem me tortura. Por ende nuk eshte e saktesuar nese gjithka ka nisur si loje erotike dhe ka perfunduar me pas me vrasjen e viktimes.

Ajo qe ngelet me e qarte eshte se kufomes i mungojne pjese te ndryshme te trupit. Hetuesit jane te bindur se pas vrasjes behet fjale per nja akt kanibalizmi. Dieter Kroll, shef i policise se Dresdenit, ka theksuar se “akti kriminal duhet te kete zgjatur rreth 5 ore”. Detlev G, sipas gazetes ka treguar me imtesi vrasjen e burrit, por kundershton se ka kryer veprimin e ngrenies se trupit te viktimes.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Edison Myrteza