Video

27/11/2013 05:21:40

Greqi. Virusi Hiv vlen 700 Euro

Virusi, prostitucioni dhe vetevrasjet rritje galopante





GREQI- Qe pas shperthimit te krizes ekonomike dhe hyrjes ne borxhe deri ne gryke, Greqia po preokupohet edhe per rritjen e personave me Hiv, te cilet kane kaluar numrin nga 22 vete ne vitin 2010, ne 245 persona ne vitin 2011. Sipas Qendres Europiane se Kontrollit per Viruset, politika ndaj semundjeve nuk ka qene shume e mire, nderkohe qe ekspertet kerkojne qe qeveria greke te shikoje shkurtimet mbi trajtimet dhe programet ndaj te varurve te droges dhe Hiv-it.

Prej muajsh mjeket greke kerkojne te terheqin vemendjen e autoriteteve nderkombetare mbi nje kuader gjithnje edhe me alarmues. Ne Greqi, kriza dhe varesia ndaj droges po rriten gjithnje edhe me teper. Drogerat po shiten me cmime gjithnje edhe me te ulta. E gjithe kjo nuk ben gje tjeter vecse te rritet rreziku per marrjen e virusit Hiv, sidomos pas shkurtimit te fondeve per trajtimin e virusit.

Situate e veshtire ne Greqi edhe per vetevrasjet, te cilat jane rritur me 17 per qind nga viti 2007 deri ne vitin 2009 dhe me 40 per qind deri ne vitin 2011. Jane dyfishuar vrasjet dhe prostitucioni, i cili behet mundesia me e fundit e atyre te kane probleme financiare.

Organizata Boterore e Shendetesise jep alarmin se “ajo qe po ndodh ne Greqi duhet te konsiderohet si kujdes edhe per vende te tjera te cilet po perballen me krizen ekonomike si Spanja, Irlanda dhe Italia. Raporti u sugjeron edhe qeverive te “keshillojne financat e tyre pa paragjykuar sektorin shendetesor”.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Edison Myrteza