Video

22/11/2013 04:23:58

Ringjallet para djegies se trupit

Vogelushi jep shenja jete para futjes ne krematorium





KINE- Eshte ngritur “lehtesisht nga vdekja”, disa minuta para se te digjej ne krematorium. Protagonist eshte nje i sapolindur kinez, lindur vetem nje muaj me pare me nje deformim ne sistemin e frymemarrjes. Femija ishte shtruar ne njerin nga spitalet pediatrike ne provincen perendimore Anhui ne Kine. Prinderit vendosen qe te nderprisnin cdo mjekin, pasi vogelushi dukej se ishte ne fund te jetes. Duke e besuar tashme “te vdekur”, mjeket e spitalit pergatiten certifikaten e vdekjes dhe trupi i te voglit u cua nga nje agjenci funerale ne Hefei, ne pritje te djegies ne krematorium.

Sipas Hindustan Times, nuk dihet me saktesi nese ringjallja ndodhi gjate kohes qe vogelushi ishte ne krematorium duke u kryer procedurat per djegien e trupit te tij, ose para ketij procesi, por dihet se vogelushi papritur nisi te qaje, duke ngritur me kembe personelin mjekesor te cilet kane thirrur me urgjence ndihmen e shpejte.

Femija u kthye ne spital dhe me pas mjeket nisen trajtimin ne pritje te zhvillimeve te metejshme mbi gjendjen shendetsore te femijes. Sipas agjencise kineze te lajmeve Xinhua, ne lidhje me kete rast ka nisur nje hetim duke sjelle ne largimin nga puna dhe hetim te nje mjeku dhe nje infermiereje.

Edison Myrteza