Video

21/11/2013 14:54:54

Tre te vdekur ne Huston te Texasit

Bresheri me arme ne nje zone te banuar.





SHBA- Tre persona kane ngelur te vrare dhe dy te tjere ne gjendje te rende per shkak te gjuajtes me arme zjarri ne nje zone banimi ne pjesen veri-perendimore te Hustonit ne Texas. Lajmi behet i ditur nga media lokale, duke cituar zyren e policise, e cila per momentin nuk ka dale me nje deklarate zyrtare mbi ceshtjen ne fjale.

Sipas informacioneve te para, tre viktimat jane dy gra dhe nje burre, ndersa dy te plagosurit te cilet jane cuar me urgjence ne spital, jane nje burre dhe nje grua. Ngjarja ka ndodhur vetem fare pak minuta para ores 5 te pasdites me oren lokale ne Cypress, nje zone ne Huston. Policia ka mberritur me shpejtesi pasi ka marre sinjalizimin. Dhjete dite me pare po ne kete zone, dy persona jane vrare dhe 22 te tjere jane plagosur pas gjuajtjes me arme zjarri gjate nje feste qe po zhvillohej me rastin e nje ditelindjeje.

Policia eshte ne ndjekje te vrasesit i cili eshte arratisur me nxitim pasi ka gjuajtur mbi personat, te cilet ishin ulur ne nje tavoline. Nga kontrolli qe policia ka bere ne banesen e agresorit, jane gjetur nje sasi e madhe armesh dhe droge.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews-©2013