Video

18/11/2013 13:39:11

Te besh 'emer' apo 'fytyre'

Kjo eshte dilema me e madhe ne Shqiperi





TIRANE- Kjo eshte nje dileme e madhe ne Shqiperi. Sigurisht, une jam teresisht i qarte qe sfida e vertete e njeriut eshte te beje emer, sepse kjo do te thote qe ai, pra emri i krijuar eshte rezultat i veprimit me kompetence, me seriozitet, me pergjegjshmeri, me dobishmeri, me besueshmeri. Do te thote se emri eshte rrjedhoje e nje identiteti e profili profesional.

Ne fund te fundit eshte nje sfide qe nuk mund te fitohet nga te gjithe, pasi eshte nje sfide e veshtire. Por nderkohe fitimi i kesaj sfide te ben te kenaqur. Imagjinoni pak nje doktor te famshem, i cili si fytyre njihet vetem nga pacientet e tij, por jehona pozitive e veprimtarise se tij, ka eshte shperndare e ka mberritur ne shume me shume njerez se sa pacientet e tij. Imagjinoni po keshtu nje shkrimtar te mire, i cili eshte i kursyer ne intervista, por qe shkon te lexuesit me veprat e tij cilesore.

Mendoni pak se ka pilote qe kane vite qe kane nderruar jete, por akoma kane "emer" ne saj te profesionalizmit te rralle qe kane kryer. Dhe do vazhdoja pa fund te nenvizoja shembuj qe realiteti i ofron. Mirepo, nese shtroj ceshtjen ne trajte dileme kjo vjen ngaqe kemi edhe shembuj te tjere, madje shume te tille, ku njerezit vrapojne drejt asaj qe preferoj ta quaj "fame fytyre"!

Kjo realizohet nepermjet protagonizmit neper ngjarje, nepermjet pjesemarrjes neper show televiziv, ne debate te ndryshme, pa kuptuar ndoshta se i kane zene vendin profesionistit, kompetentit. Dhe pergjithesisht kane dale te fituar, ndonese pyetja se cfare profesioni ka ky mbetet stresuese dhe irrituese per te tjeret!.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Nga Shpetim Luku