Video
18/11/2013 12:15:52
Perjashtohen 200 nxenes nga shkolla
Morren pjese ne protestat e fundit ne Tirane
TIRANE- Rreth 200 nxenes te shkolles se mesme Andon Zako Cajupi ne Tirane jane perjashtuar nga shkolla me arsyen e pjesmarrjes neper protesta. Pothuajse sot te gjithe nxenesit e kesaj shkolle jane pare sot jashte dyerve te auditorit, pas urdherit te nxjerre nga drejtori i shkolles Vladimir Bodeci per mospranine e tyre me ne shkolle. Pothuajse te gjithe nxenesit kane bojkotuar mesimin ndaj ketij urdheri absurd. Nxenesit ankohen se drejtori ka dhene urdher per perjashtimin e tyre nga shkolla. Nje vendim i tille jo vetem qe cenon te drejten e nxenesve, por u rrezikon atyre edhe provimet e matures.
Ata deklarojne se protesta do te vazhdoje brenda dhe jashte ambjenteve te shkolles derisa te hiqet vendimi i penalizimit. Madje kane kerkuar qe te behet edhe largimi i drejtorit Vladimir Bodeci, pasi ai ka shkelur ne menyre flagrante te drejten e arsimimit pa asnje arsye.
Nga ana e tij, drejtori Bodeci ka deklaruar se asnje nxenes nuk ka marre mase disiplinore dhe thyerje te notes ne sjellje, si dhe perjashtim nga shkolla. Sipas tij, gjithcka eshte bere me nje verejtje te shkruar ne regjister ne te cilen kerkohet forcimi i disiplines ne shkolle, zbatimi i rregullores se shkolles dhe vijimi normal i procesit mesimor.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter