Video
18/11/2013 11:47:38
Sulmohen zyrat e gazetes Liberation
Plagoset ndihmes fotografi i gazetes
FRANCE- Nje burre me arme ne dore ka hapur zjarr ne zyrat e gazetes se njohur franceze Liberation, duke lene nje person te plagosur rende. Sipas policise, viktima eshte nje ndihmes fotograf i moshes 27 vjecare.
Ndersa diten e premte nje tjeter person i armatosur ka hyre ne ambjentet e stacionit televiziv BFMTV. Ai tmerroi punonjesit me armen ne dore, por per fat te mire nuk beri asnje gjuajtje duke mos lenduar asnje person. Nuk eshte ende e qarte nga policia nese ka ndonje lidhje mes te dyja rasteve ose jo.
Ne faqen e vete ne internet, Liberation deklaron se burri me arme ka hyre ne ambjentet e zyrave rreth ores 10.15 minuta te mengjesit. Ai gjuajti dy here ndaj ndihmesit te fotografit i cili ndodhej prane tij dhe qe ne ato momente po vraponte.
Ne ato momente, personi me arme nuk deklaroi asgje. Sipas gazetes, kushtet shendetesore te viktimes pas goditjes me arme jane serioze. Policia ka arritur te bllokoje te gjithe zonen perreth zyrave.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter