Video

18/11/2013 05:30:56

Amnesty International denon Katarin

Punetoret emigrante trajtoheni si kafshe






KATAR - “Sektori i ndertimit ne Katar eshte duke abuzuar se tepermi”. Amnesty International e ka bere kete deklarate ne nje raport te publikuar per Kupen e Botes 2022 dhe stadiumet e vendit. Amnesty ka shtuar se punetoret emigrante jane shpesh te papaguar per shume kohe, punojne ne kushte teper te veshtira dhe te rrezikshme dhe nuk kane nje vend per te fjetur. Madje, ata shtojne se njeri nga menaxheret e punetoreve i ka quajtur ata jo pak here si “kafshe”.

Zyrtaret e Katarit deklarojne se kushtet do te nisin te rregullohen per ata qe jane te perfshire ne ndertimin e stadiumeve per Kupen e Botes. Por ata nuk kane dhene asnje deklarate per raportin me te fundit qe i akuzon Amnesty International.

Organizata deklaron se ka zhvilluar intervista me 210 punetore, te punesuar dhe zyrtare qeveritare per raportin ne fjale “Ana e erret e emigracionit ne Katar ne sektorin e ndertimit perpara Kupes se Botes”. Raporti perfshin deshmi nga punetore nepaleze te punesuar nga nje kompani ndertimi.Punetoret kane thene se ata jane “trajtuar si kafshe”, duke punuar nga 12 ore ne dite, 7 dite ne jave, duke perfshire edhe muajt teper te nxehte te veres se Katarit.

Nje pjese e punetoreve kane marre edhe denime si deportime apo gjoba, pasi nuk kane pranuar te punojne si “kafshe”. Me teper se 1 mije persona kane kaluar trauma ne spitalin kryesor te Dohas, duke rene nga ndertesat e larta ne toke. Madje, gati 10 per qind e tyre tashme kane ngelur te paralizuar.

“Eshte e patolerueshme per njerin nga vendet me te pasura te botes. Ketu shume emigrante punojne duke u trajtuar si kafshe, duke mos u paguar per punen dhe duke i lene te mbijetojne”, kathene Salil Shetty, sekretari i pergjithshem i Amnesty International. “Fifa ka per detyre te dergoje nje mesazh te forte publik duke mos lejuar abuzimin e njerezve ne projektet e ndertimeve per Kupen e Botes”.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Edison Myrteza