Video

11/11/2013 11:29:09

Burg perjete per 3 terroristet nga Kaukazi

Shperthyen bomben ne aeroportin Domodedovo





MOSKE- Nje gjykate ne Moske ka dhene vendimin me “burg perjete” te tre burrave qe shperthyen bomben ne aerportin nderkombetar moskovit Domodedovo, nga ku gjeten vdekjen 37 persona me 14 janar te vitit 2011. Menjehere pas vendimit, te tre personat jane cuar ne kampet e punetoreve. Burimet nga gjykata, bejne te ditur se nje tjeter person qe ishte pjesmarres ne shperthim, eshte denuar me 10 vjet burg.

Gjykata i ka denuar te kater personat pasi ata kane arritur ta ndihmojne bombe venesin te mberrije ne Moske nga kaukazi verior, e kane ndihmuar me strehim dhe i kane ofruar lende shperthyese. Ceceni, Doku Umarov deklaroi se ai e kishte kryer shperthimin duke u ndihmuar nga nje 20 vjecar nga Ingushetia.

Doku Umarov kishte krijuar nje grup islamistesh te quajtur “Levizja Emirate e Kaukazit”. Te pakten shtate te huaj u vrane gjate shperthimit ate 14 janar. Per fat te keq, ne ato momente terminali i aeroportit ishte plot me njerez.

Vellezerit Islam dhe Ilez Yandiyev u denuan me burg perjete se bashku me Bashir Khamokhoyev, ndersa Akmed Yevloyev u denua me 10 vjet burg. Vellai i ketij te fundit, theksoi gjate séances se ai nuk e kishte idene se ne cilin vend ishte vendosur te kryhej sulmi.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Edison Myrteza