Video

09/11/2013 14:03:36

Si e shpetuam familjen nga pesticidet

nga Gjergj Marku






HermesNews - Ngjarja daton para 10 viteve, kur nje grup vogelushesh shkollare, do mblidhnin te holla dhe ushqime per te ndihmuar nje nxenes ne klasen e tyre, qe jetonte ne skamje, moment kur po i benin nje ditelindje ndryshe.

Ky grup femijesh u be sebep qe si gazetare te rajonit te zbulonim se ne rrethina te qytetin tone, jetonte jo vetem ne skamje e varferi te tejskajshme nje familje e zbritur nga nje fshat i zones, me dy prinder pa pune dhe te semure, por i pabesueshem ka qene momenti kur jemi futur ne bujtinen e sajuar, nje dhomez depo magazine pesticidesh te rrezikshme. Thjeshte nje mure ndares, me tulla qe kishin marre ngjyren e pesticideve, apo aromen e tmerrshme brenda, me te cilen kjo familje me femijet kerthinj kalonte diten dhe naten, duke thithur ne mushkeri ajer te perzier me aromen kundermuese te ketyre lendeve helmuese!

Beme disa kronika asokohe per tv lokal, per gazeten lokale, per shtypin dhe median qendrore. Nuk mund t’i harroj kurre ato caste. Dhe sot e kam ne sy ndikimin e pesticideve mbi femijen qe rritej ne nje djep ne mes te nje shome ku kishte patur pesticide dhe qe kundermimi i afshit te tyre ishte i tmerrshem. Sy jeshil ne nje fytyre te hajthme tamam sikur shtatorja e akullt e Migjenit, nje nene e thare si nje shtage e thate plepi, gjiri i te ciles perzihej me arome helmesh dhe qe depertonte ne stomakun dhe gjakun e kerthinjeve, e me rradhe femije qe mundoheshin t’i mbijetonin kesaj mizerje dhe fukaralleku te perzier me aromen vdekjeprurese te pesticideve. Nje nene e baba qe cdo dite detyroheshin te shkonin ne spital nga semundja qe u kishte depertuar ne gjak e mushkeri.

U desh ky sensibilizim mediatik, qe qytetare te shumte te reagonin dhe me pas te vinte “doren ne zemer” Kisha vendase per t’i siguruar nje bujtine tjeter te pershtatshme larg helmeve! Dhe kemi parasysh, qe kete demtim gati paralizues jetesor te nje familje, e kishin sjelle disa fuqi pesticidesh, me efekte shkaterruese per miza e pleshta neper arnaja e pemtore. Po sikur te ishin arme kimike te tipit sirian?! Po sikur te jene?!... Edhe ne emer te kesaj familje dhe po per njeqind e njemije arsye te ketij lloji, une vazhdoj te them: JO ARME KIMIKE SIRIANE ne vendin tim! Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013