Video
08/11/2013 18:08:09
Shkodër, kapen tetë klandestinë
Gjashtë shtetas nga Siria, një nga Somalia dhe një nga Pakistani, kapen nga blutë pa lejeqëndrim të rregullt
SHKODER - Pak pas mesnate, nga shërbimet e policisë kufitare të Hani të Hotit, u kapën tetë shtetas të huaj, pa anjë dokumentacion për qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqiperise. Kapja e tyre u bë nga patrulla e policisë kufitare në vendin e quajtur afër “Hidrovorit” , duke lëvizur në këmbë pergjatë shinave të trenit në drejtim të Malit të Zi. Shtetasit e kapur janë 6 shtetas nga Siria, 1 shtetas nga Somalia dhe 1 shtetas nga Pakistani. Na ndiqni dhe në Facebook dhe Twitter