Video
08/11/2013 14:30:59
Shet femijen per 370 Euro
Arrestohet ne Stamboll nena trafikante
TURQI- Tregetia e paligjshme e femijes ka perfunduar ne minuten e fundit ne aeroportin e Stambollit. Nje grua e ardhur nga Gjermania, ka lene femijen e saj ne Turqi pasi kerkonte ti fshihej policise kufitare, kane deklaruar disa media turke. Femija eshte tentuar per tu shitur ne shumen e 370 eurove.
Por 14 shtatorin e kaluar, kamerat kane regjistruar dy gra ne aeroportin e Sabiha Gocken. Policia ka arritur ti njohe grate nga fakti kur bleresja ka shkuar te informoje per femijen e braktisur, per faktin sepse ishte tronditur dhe kishte kthyer mendje nga vendimi qe kishte marre. Gruaja qe tentoi te shiste femijen eshte gjermane por me origjine turke. Te dyja jane njohur nepermjet internetit.
Nena biologjike deklaron se eshte penduar per veprimin qe ka bere dhe kerkon qe ta rimarre femijen. Gruaja jeton ilegalisht ne Turqi dhe femija eshte lindur si pasoje e nje marrdhenije jashte martesore. Kur isha shtatzene doja te clirohesha. Tashme jam penduar. Dua ta marr serisht femijen tim, ka thene ajo per mediat turke.
Te dyja grate tashme jane kthyer ne vendet e tyre ku jetojne. Autoritetet gjermane jane duke hetuar rastin, ndersa avokati Boris Strube ka thene per gjermanen Die Bild, se gruaja rrezikon deri ne 10 vjet burg.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter