Video

08/11/2013 12:11:06

Skandal ne Universitetin e Tetoves

Diploma false per italianet me 25 mije Euro





TETOVE- Diploma te falcifikuara ne “Odontoiartri” dhe “stomatologji” te dhena nga Universiteti Shteteror i Tetoves ne Maqedoni, leshuar per qytetaret italiane me vleren e 25 mije Eurove. Xhiroja e dokumentave te falcifikuara eshte e padiskutueshme. Lajmi behet i ditur nga disa media maqedonase, nga ku me pas ka nisur punen policia rajonale e Tetoves. Kjo e fundit menjehere ka nderhyre dhe ka njoftuar policine italiane.

Organizatori kryesor i tregetise se diplomave false eshte 30 vjecari M.O nga fshati Selce ne afersi te Tetoves. Ai eshte arrestuar menjehere nga policia. Kerkimet ne shtepine e tij kane zbuluar edhe “laboratorin” nga ku vinin te prodhuara diplomat false, madje edhe listat me emrat e te diplomuarve per dentiste, te cilet midis te tjerash kishin zhvilluar per nje kohe jo te shkurter aktivitetin edhe ne Kroaci.

M.O falsifikonte dokumentat te cilat vinin perpara provimit dhe komisionit shteteror ne Shkup. Diplomat false perktheheshin nga nje perkthyes i paguar mire dhe me pas coheshin tek noteri per noterizimi dhe vulosje perfundimtare.

Sipas medias maqedonase, 6 diploma false jane verifikuar, ndersa 16 te tjera jane bllokuar pasi noteri qe duhej te bente verifikimin dhe noterizimin e tyre ka vene re se nuk ishin zyrtare dhe ka hedhur dyshime mbi vertetesine e tyre.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Edison Myrteza