Video
08/11/2013 10:38:07
Arrestohen 400 mjeke dhe avokate
Falcifikonin sigurimet e aksidenteve rrugore
ITALI- Karabinieret dhe Roja Financiare e Nolas ne provincen e Napolit ne Itali, kane zbuluar nje organizate te specializuar per mashtrime me sigurimet dhe falcifikime te aksidenteve rrugore. Ne hetim jane perfshire mbi 400 persona, mes te cileve nje numur i madh mjekesh dhe avokatesh. Disa prej tyre jane cuar direkt ne burg.
Hetimi ka nxjerre ne drite me qindra raste falcifikimesh per aksidente rrugore, duke kerkuar rimbursimin e paligjshem me deri ne 1 milion e gjysme Euro ne muaj. Ne hetimin per zbulimin dhe kapjen e avokateve dhe mjekeve, kane nderhyre profesioniste te ketyre profesioneve. Jane sekuestruar nje seri te mirash si vila, klinika mjekesore, makina luksoze si dhe llogari bankare, me cminin e mbi 4 milion eurove per sejcilin.