Video
06/11/2013 12:21:25
Albpetrol 1, arrestohen për vjedhje me tender
Arrest me burg për punonjësit e firmës ''Abajera'': operacion i antikrimit ekonomik
TIRANË - Pesë punonjës të kompanisë Albpetrol u arrestuan gjatë operacionit Albpetrol 1, në Fier, organizuar nga krimi ekonomik në policinë e qarkut Fier dhe në bashkëpunim me task forcën e prokurorisë.
Policia arrestoi Shpëtim Baki Ramaj, vjeç 49, banues në Patos Fier, president i Firmës ABAJERA.
Vilson Nikollaq Ndoni, vjeç 32, banues në Patos Fier, me detyrë ekonomist në Albpetrol SH.A. Vladimir Dane Xhaferaj, vjeç 50, banues në Fier, me detyrë inxhinier teknik në “Albpetrol SH.A”. Gramoz Riza Kodhelaj, vjeç 55, banues në Fier, me detyrë ekonomist në “Albpetrol SH.A”.
Hill Profi Gjeka, vjeç 47, banues në Libofsh, Fier, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Nxjerrjes së Naftës në “Albpetrol SH.A”, si dhe Dhionis Llambro Ceco, vjeç 60, banues në Fier, me detyrë ekonomist në “Albpetrol SH.A”.
Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer blerjen e një autosondë me kullë 30 tonësh me vlerë 47.640.000 lekë, të cilën nuk rezulton ta kenë blerë nga kontraktori firma Abajera sh.p.k Patos, sipas kushteve të përcaktuara në dokumentet e tenderit.
Për këta shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si të dyshuar për veprat penale “Mashtrim” dhe “Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim. Na ndiqni dhe në Facebook dhe Twitter