Video
02/11/2013 12:48:01
Rripi i Gazes pa energji elektrike
Banoret deri ne 12 ore pa energji. Nuk ka karburant
GAZA- Mbyllja e impiantit elektrik qe furnizon thuajse te gjithe zonen me 1.8 milion banore ne Rripin e Gazes, ka bere qe popullsia te vuaje deri ne 12 ore ne dite pa energji elektrike. Centrali elektrik i Gazes ka mbyllur gjeneratoret sot per shkak te mungeses se karburantit.
Fathy Asheik, presidenti i Autoritetit te Energjise se Gazes, ka thene se nuk ka karburant te mjaftueshem per te furnizuar impiantin elektrik. Gjate viteve te fundit per kete shkak, banoret e Gazes kane vuajtur deri ne 8 ore ne dite pa energji, e cila tashke do te rritet deri ne thuajse 12 ore. Furnizimet jane nderprere qe kur Egjipti nisi bllokimin e tuneve te kontrabandes ne kufirin mes te dy vendeve.
Autoritetet palestineze, kane premtuar se do te marrin karburant per te cuar brenda territorit pa paguar takse, duke i premtuar Hamassit per blerjen e 400 mije litrave karburant ne dite. Per fat te keq autoriteti e ka anuluar oferten, duke bere te veshtire blerjen e karburantit.
Pervec centralit elektrik qe prodhon deri ne 65 Megawat, Gaza eshte furnizuar edhe nga Izraeli me 120 Megawat, ndersa Egjipti e furnizon rajonin me energji 23 ore. Autoriteti palestinez ka thene se te dyja vendet paguhen per enegjine qe sjellin ketu.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter