Video
01/11/2013 10:42:42
Itali. Kapen trafikantet e femijeve
Arrestohen pjestaret e rrjetit nderkombetar te rrembimit te femijeve
ITALI- Policia italiane ben te ditur se ka shkaterruar nje pjese te madhe te nje unaze nderkombetare qe merret me rrembimin dhe trafikimin e femijeve. Zedhenesi i policise shteterore, deklaroi se per te bere te mundur zbulimin dhe me pas kapjen e nje sere personash, kane ndihmuar forcat speciale veterane. Pjesa me e madhe e femijeve genjeheshin duke u ofruar sasi te madhe dollaresh per te mberritur nga Afrika e Veriut drejt Europes nepermjet gomoneve te shpejta.
Personat e arrestuar jane Cannistraro, Antonio Barazza, Sebastiano Calabrese dhe nje ish kampione urainase e gares me vela Larysa Moskalenko. Pas marrjes ne pyetje, kjo e fundit ka deklaruar se ka gjetur dhe ka vene ne dispozicion gomonet per transportin e femijeve klandestine. Zbulimi i grupit u be tetorin e vitit te kaluar, kur njeri nga femijet e rrembyer u la ne Tunizi. Me pas ai u cua ne Norvegji permes Sicilise.
Nje operacion i dyte ne nentor, eshte zhvilluar pas dyshimeve nga nje telefonate e Moskalenkos, si tregetare varkash dhe gomonesh ne Palermo. Operacione te tjera jane planifikuar ne Qipro, Liban dhe Egjipt. Dy norvegjeze dhe nje suedez jane duke u marre ne pyetje ne Tunizi. Emrat e tyre jane publikuar nga policia dhe njihen si Elisabeth Wenche Adresen, Martin Vage dhe Per Ake Helgesson.