Video
25/10/2013 14:49:31
Vetevritet 17 vjecarja indiane
Prinderit nuk e lejuan te perdorte Facebook-un
INDI- I kishin thene qe te perqendrohej me teper tek studimet, pasi cdo gje tjeter do ta shperqendronte. Mjaft me telefonata te shumta shoqeve te saj dhe boll me ne rrjetin Facebook. Ne kete menyre, vajza eshte mbyllur ne dhomen e saj dhe eshte vetevrare.
Keshtu ka perfunduar jeta e nje vajze 17 vjecare indiane, e cila eshte vetevrare pasi prinderit ia kishin ndaluar perdorimin e rrjetit popullor social. Sipas nje te perditshmeje indiane, vajza quhej Aishwarya S.Dahiwal dhe jetonte me familjen e saj ne Parbhani, ne shtetin Indian te Maharashras.
Ngjarja ka ndodhur mbremjen e djeshme, kur vajza u kishte kerkuar leje prinderve te perdorte rrjetin social Facebook. Pikerisht ketu ka nisur edhe debati, nga ku nena e vajzes serisht i ka kerkuar kesaj te fundit tia kushtoje te gjithe vemendjen studimeve dhe duke kaluar me pak kohe me Facebok-un si dhe telefonatave me shoqet.
E zemeruar, Aishwarya eshte futur me nxitim ne dhomen e saj dhe eshte vetevrare. Ate e kane gjetur te vdekur vetem mengjesin e dites tjeter. Prane kishte shkruar edhe nje leter ku spjegonte motivet e ketij veprimi, duke u perqendruar me teper tek moslejimi i perdorimit te rrjetit Facebook nga prinderit. Nuk arrijme ta besojme. Jemi te shokuar, ka thene babai i vajzes. Donim vetem qe te perqendrohej me teper tek studimet e saj. Nuk e kemi menduar kurre se do te kishte arritur deri ne kete gjendje.
Vetevrasja e Aishwaryas eshte njera nga historite e shumta te vetevrasjeve te adoleshenteve ne Maharashtra, njeri nga shtetet me te zhvilluar te Indise. Vetem gjate ketij viti, 16 mije te rinj dhe te reja kane kryer vetevrasje. Sipas Johnson Thomas, pjesa me e madhe e ketyre te rinjve kryejne vetevrasje per shkak te presionit teper te madh akademik, veshtiresise me bashkemoshataret apo edhe me prinderit, por nuk perjashtohen edhe shkaqet per lidhje dashurie.