Video
19/10/2013 10:49:58
Vritet për motive të dobëta
Policia identifikon autorin
LEZHË - Një 60-të vjeçar, banues në fshatin Ungrej të rrethit të Lezhës, është vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas njoftimit zyrtar të policisë së Lezhës, vrasja e 60 vjeçarit Mark Jaku ka ndodhur në fshatin Sukagji të Komunës Ungrej të Lezhës dhe shkaku i kësaj vrasje thuhet se ka ardhur për motive të dobëta. Policia tha se autor është shtetasi Petrit Dushi, vjeç 42, banues në fshatin Kaçinar të rrethit Mirditës, person në kerkim dhe i dënuar me 20 vjet burgim për “vrasje” dhe "falsifikim". Nga ana e policicë po punohet në mënyrë intensive për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Na ndiqni dhe në Facebook dhe Twitter