Video

11/10/2013 16:56:44

Vret dhe ha vajzen 3 vjecare

Ngjarje e tmerrshme ne Guinene e Re





GUINEA E RE- Papua, Guinea e Re eshte nen shok. Nje burre eshte arrestuar me akuzen e “vrasjes se vajzes 3 vjecare”, duke e therrur ne qafe. Me pas, burri i ka pire gjakun perpara se ta hante. Ngjarja e ketij akti kanibal ka ndodhur ne qytetin Lae.

Nga ngjarja e tmerrshme jane edhe disa deshmitare, dy te rinj te cilet lajmeruan menjehere policine. Burri pas nje arratisjeje te shkurter, eshte ndaluar dhe eshte nen pranga ne ambjentet e policise.

Sipas se perditshmes “PNG Post”, nje parlamentar lokal, ka treguar se “vajza e vogel se bashku me te emen ishin per vizite se bashku me burrin, kur ky i fundit e ka rrembyer me force vogelushen dhe e ka cuar ne pyll.

Sipas deshmitareve, burri e ka goditur femijen fillimisht ne koke. Dy femije te cilet kishin hipur mbi deget e nje arre kokosi, kane dhene alarmin menjehere. Vitin e kaluar policia ka arrestuar me dhjetera persona qe praktikonin rite kanibaleske, te akuzuar per vrasjen e te pakten shtate personave.

Edison Myrteza