Video
28/09/2013 08:22:32
Misteri i 20 miliard Eurove
Bllokohen prej 6 vitesh ne aeroportin e Moskes
MOSKE- Nje avion plot me Euro, eshte ndaluar ne aeroportin Sheremetyevo ne Moske. Sic bejne te ditur mediat ruse, sasia e te gjithe shumes se transportuar duhet te jete rreth 20 miliard Euro. Bankomati qe ndodhet ne aeroport prej gati 6 vjetesh, nuk eshte vene re nga askush.
Avioni vinte nga Frankfurti i Gjermanise, ndersa ne te ndodhen rreth 200 kuti ne forme ATM-i. Disa punonjes banke kane thene se cdo arke mund te mbaje brenda deri ne 100 milion Dollare ose Euro, ndersa e gjithe shuma eshte rreth 20 miliarde Euro. Mesohet se pronari i ngarkeses eshte 57 vjecari Farzin Koroorian Motlagh.
Avioni ka mberritur ne Moske me 7 gusht 2007 dhe nuk eshte levizur prej andej deri sot e kesaj dite. Ne dokumentin aeroportual nuk jane dhene informacione per marresin e sasise se parave. Nje gazetar ka deklaruar se parate mund te jene dhene dhurate nga 57 vjecari Motlagh per fondacionin World of Good People All-Ukrainian Charitable Foundation. Ne Moske ekziston nje fondacion me kete emer dhe eshte nen drejtimin e qytetarit moskovit Alexander Shipilov, i cili tani po mundohet te terheqe shumen e parave.
Sipas dokumentave, Shilipov eshte i vetmi person qe duhet te terheqe parate. Megjithate, kontrata e firmosur per dhurimin ndaj fondacionit eshte firmosur me 17 mars 2013. Ne aeroport, funksionaret theksojne se nuk dine se cka ndodhur para kesaj date. Zyra e shtypit e aeroportit ka mundur te theksoje se "avioni ndodhej ne pjesen e brendshme te aeroportit", ndersa Shilipov nuk ka dashur te jape asnje sqarim per median.
Vadim Lyalin, nje avokat i specializuar per rastet doganore, ka thene per ngarkesen e parave se duke pare dokumentat cdo gje eshte e sakte dhe nuk mund te thuhet asgje per marresin. Por derguesi nuk ka shkruar asnje adrese konkrete, gje e cila ve shume dyshime dhe eshte e cuditshme. Per te duket qe dikush ka dashur te reklamoje parate, por nuk dihet se kush eshte ai person. Nje gazetar ka arritur te zbuloje se perfaqesuesi i fondacionit ka arritur te siguroje disa avokate te fuqishem per te terhequr parate, por duhet paraqitur fillimisht nje kerkese terheqjeje nga gjykata, veprimi i cili nuk eshte bere.
Dogana ka kerkuar qe pronari i parave te paraqitet vete ne zyre. Pikerisht qe ketu kane nisur edhe problemet. Autoritetet duhet te sigurohen se behet fjale per nje burre mish e kocka dhe jo vetem per nje emer ne leter. Sipas dokumentave, burri eshte nje Iranian qe banon ne Teheran. Emri i tij eshte lidhur me investimet ne vende te ndryshme te botes, por te gjitha informacionet qe lidhen me te jane te dyshimta.
Nje perfaqesues nga Sherbimi i Sigurimit ka thene se mund te jene parate e Saddam Hussein. Nuk mund ta konfirmoj, por eshte deklaruar se ne bote jane duke levizur nga 60 deri ne 100 miliarde dollare te ish presidentit iraken.
Nikita Krichevsky, nje ekonomist i njohur rus, ka thene se importi i kesaj sasie kaq te madhe parash eshte nje cmenduri e madhe. 20 miliard Euro jane gati sa 6 per qind e te gjithe bilancit financiar rus. Nese kjo shifer do ti jepet shetetit, do te kenaqte dhe jepte mundesi per nje jete te mire per nje gjenerate. Ne Europe nuk eshte pare ndonjehere nje sasi kaq e madhe parash. Eshte e mundur qe parate te jene planifikuar per organizata kriminale dhe klandestine.