Video

24/09/2013 15:46:01

Grate arabe ne timon pas 2 ditesh

Proteste kunder qeverise arabe





ARABIA SAUDITE- Aktivistet e pavarur, kane leshuar nje tjeter iniciative kunder urdherit per “mosdrejtimin e automjetit nga femrat” ne vendin arab. Me 26 tetor, grate saudite do te marrin ne dore timonin e makines per te sfiduar regjimin. Peticioni online eshte leshuar me 21 shtator dhe ka mbledhur deri tani mbi 8.700 firma. Ne Arabine Saudite nuk ekzistojne ligje qe u japin te drejten grave per te ngare makinen, por per te ndryshuar sado pak kete gje, qytetaret kane nevoje per nje licence qe u kerkon te mos u lejojne te ulen ne vendin e shoferit femrave.

“Nese shteti refuzon te lejoje ngarjen e makines nga femrat, do t’u bejme te na japin shpjegime te gjithe qytetareve per kete veprim. Shteti nuk eshte nena dhe babai dhe qytetaret jane femijet”, shkruhet ne peticion. Gjate dy viteve te fundit ka patur dy peticione te njejta te cilat nuk kane arritur te ndryshojne situaten, gjate te cilave jane arrestuar disa gra nga autoritetet. Atyre u eshte kerkuar qe te firmosin nje dokument ne te cilin te deklarojne se nuk duhet te drejtojne me kurre makinen.

Vendimi me i fundit qe quhet “October 26 driving”, do te shohe pjesmarrjen e grave nen drejtimin e automjeteve duke kundershtuar keshtu fort ligjin e sherihatit ndaj gruas. Ne nje video te shfaqur ne youtube, njera nga grate e cila do te marre pjese ka thene se “shpresoj te marrin pjese nje numur i madh grash dhe vajzash, ne menyre qe gjithe kesaj ndalese t’i jepet fund. Si sherihati dhe ligji nuk mund te ndalojne drejtimin e makines”.

Arabia Saudite eshte nje monarki konservative e drejtuar nga fetaret, qe denon sistemin gjyqesor dhe kane ne dispozicion forcat e tyre te nderhyrjes per te bere te mundur respektimin e moralit fetar.

Edison Myrteza