Video

22/09/2013 04:11:33

Paris. Bllokohet 1.3 tone kokaine

Vinte nga Venezuela me Air France





FRANCE- Policia e aeroportit nderkombetar Chales de Gaulle ne Paris, ka bllokuar nje sasi prej 1.3 tonesh kokaine te paster ne bordin e aeroplanit Air France qe vinte nga Venezuela. Droga eshte gjetur e paketuar ne 30 valixhe. Ngjarja ka ndodhur me 11 shtator, por vetem sot eshte bere publike per median.

Gjashte persona jane arrestuar duke qene madje edhe pjestare te nje grupi nderkombetar te nje unaze trafikimi. Zyrtaret shtojne se ata besojne se sasia e droges ka mberritur per t’u shitur ne France dhe se vlera e saj shkon deri ne 20 milion Euro. Behet e ditur se Air France vinte nga Caracasi.

Valixhet e mbushura me kokaine, raportohet se nuk jane te regjistruara ne emrin e asnjerit prej pasagjereve te fluturimit. Ministri i Brendeshem francez, Manuel Valls, deklaron se kjo eshte sasia me e madhe e droges qe eshte bllokuar ndonjehere ne zonen e Parisit dhe jo vetem ne aeroport.

Edison Myrteza