Video
17/09/2013 14:28:09
Greqia, 6 vjet te dale nga kriza
Antonis Samaras 'pas 6 vjetesh serisht si me pare'
GREQI- Kryeministri grek Antonis Samaras, ka deklaruar se kriza financiare qe ka perfshire vendin do te kalohet menjehere vetem pas gjashte vjetesh. Sipas eksperteve, ne nuk do te kemi nevoje per nje seri dekadash, madje as per nje seri gjeneratash, por vetem per gjashte vjet, ka deklaruar Samaras ne nje fjalim.
Deklarata eshte bere ne Rome gjate nje takimi mes zyrtareve te Bashkimit Europian perpara se te nisin disa takime zyrtare te tjera ne Bruksel. Samaras ka theksuar gjithashtu, se qeveria e tij po mundohet te rimekembe ekonomine per shkak te reformave te thella qe vendi po ndermer.
Gjate protestes te organizuar nga mesuesit dhe te punesuarit ne arsim nje dite me pare, shume prej te larguarve nga puna jane shprehur tejet te pakenaqur. Ne duam te rikthehemi ne pune, thekson Eleni Stathaki, 53 vjecare. Ata na hedhin ne rruge, por serisht duam qe ne tu paguajme taksa. Eshte e pamundur te jetosh ne kete menyre.