Video
13/09/2013 08:15:22
Provokimet e Kinës rrisin nivelin e mbrojtjes në Japoni
Abe tha përpara 180 ushtarakëve se nuk kishte ndërmend të praktikonte ''politikën e strucit''
TOKIO - Kryeministri japonez, Shinzo Abe, u shpreh se do të përforconte kapacitetet mbrojtëse të vendit të tij si pasojë e tensioneve me Kinën, duke theksuar se do t'u jepej një përgjigje e prerë provokimeve të shtetit fqinj. Abe tha përpara 180 ushtarakëve se nuk kishte ndërmend të praktikonte politikën e strucit. "Ne nuk e fshehim fytyrën. Deri tani ka patur një vazhdë provokimesh ndaj sovranitetit të vendit tonë", theksoi ai përpara trupave ushtarake duke iu referuar tensioneve territoriale me Kinën. "Mbështes rigjenerimin e sigurisë sonë kombëtare duke e parë realitetin në sy", shtoi kryeministri japonez, Abe. Tokio dhe Pekini kanë mosmarrëveshje mbi sovranitetin e ishujve Senkaku, nën administrimin e Japonisë por të pretenduara nga Kina nën emrin Diaoyu. Na ndiqni dhe në Facebook dhe Twitter