Video
09/09/2013 13:18:36
Qeveria e mbyllur për mediat
Berisha, të rejat vetëm në Facebook
TIRANË - Kryeministri Sali Berisha deklaroi se nuk do të bëjë asnjë prononcim sot deri nesër përveç se në rrjetin social Facebook. Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së grupit të ri parlamentar të Partisë Demokratike në selinë e re të kësaj partie, Berisha theksoi se "me kodin e heshtjes qeveria e re ka urdhëruar dikasteret të mos kenë asnjë komunikim me mediat. Në një klimë heshtje për shkak të standardit të ri që vendos qeveria e piktorit, e cila mbyllet tërësisht nga media dhe urdhëron dikasteret asnjë komunikim me mediat. E ka këtë kodin e heshtjes të Eta Xhejms, të Kristian Grejit, apo e ka instiktin e etërve të vet, unë këtë gjë nuk e pranoj", tha Berisha. Na ndiqni dhe në Facebook dhe Twitter