Video
06/09/2013 08:32:11
Dinjitet qytetarëve, do të luftojmë krimin e organizuar
Ministri i propozuar Sajmir Tahiri takon homologun grek
ATHINE - Ministri i propozuar, Saimir Tahiri është takuar me Ministrin e Rendit të Greqisë, Nikos Dendias të cilit i ka shprehur vullnetin e plotë të qeverisë së re shqiptare për të intensifikuar bashkëpunimin dypalësh për rritjen e sigurisë publike dhe forcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme. Nga ana e tij Ministri Nikos Dendias ka siguruar për mbështetjen që Greqia do t’i japë qeverisë së re shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama.
Në takim është diskutuar për problemin e toponimeve, që janë bërë pengesë për qytetarët shqiptarë që kalojnë kufirin shqiptaro-grek. Saimir Tahiri i ka kërkuar homologut të tij grek që të mos pengohet lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë deri sa të marrë zgjidhje përfundimtare çështja e toponimeve. Ai ka kërkuar që të intensifikohet bashkëpunimi për të garantuar lëvizjen e lirë, dinjitetin e shtetasve dhe parimin e reciprocitetit në pikat e kalimit kufitar. Na ndiqni dhe në Facebook dhe Twitter