Video
02/09/2013 12:13:06
Rama mbledh qeverinë në Shkodër
Mbledhja e dytë e kabinetit të qeverisë së ardhshme, pas asaj të zhvilluar në Vlorë
TIRANË - Kryeministri i ardhshëm Edi Rama, pritet të zhvillojë sot një mbledhje me kabinetin e ri qeveritar. Sipas burimeve nga Partia Socialiste, mbledhja do të zhvillohet në qytetin verior të Shkodrës. Kjo është mbledhja e dytë e kabinetit të qeverisë së ardhshme, pas asaj të zhvilluar pak ditë më parë në jug të vendit, në qytetin e Vlorës. Siç bëhet e ditur nga të njejtat burime, në qendër të mbledhjes do të jetë programi i qeverisë së re. Na ndiqni dhe në Facebook dhe Twitter